Bota

Bie numri i infeksioneve të reja me COVID-19 në Afrikën e Jugut

22 Dhjetor 2021, 21:55 Nga DOSJA
Bie numri i infeksioneve të reja me COVID-19 në Afrikën e Jugut

AFRIKA E JUGUT- Rënia e rasteve të reja me COVID-19 në Afrikën e Jugut në ditët e fundit mund të sinjalizojë se rritja dramatike e rasteve të nxitura nga varianti i Omicronit mund të ketë arritur kulmin, thonë ekspertët e shendetësisë.

Megjithëse gjetjet e hershme nuk janë përfundimtare, veçanërisht për shkak se shifrat ditore janë të prirura për luhatje, janë të dukshme shenjat se vala e fortë rasteve me Omicron në Afrikën e Jugut po dobësohet. Bota po ndjek me vëmendje këtë zhvillim sepse Afrika e Jugut është vendi ku u identifikua për herë të parë Omicroni dhe ku varianti i shkaktoi një rritje të infeksioneve.

Pasi arritën një maksimum prej afro 27,000 rastesh të reja në mbarë vendin të enjten e kaluar, infeksionet ranë në rreth 15,424 të martën. Në provincën e Gautengut, më e populluara e Afrikës së Jugut me 16 milionë njerëz, e cila përfshinë qytetin më të madh të vendit, Johanesburgun, dhe kryeqytetin e vendit, Pretorian, rënia e numrit të infeksioneve filloi më herët dhe ka vazhduar.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota “delta” covid-19 afrika e jugut omicron “delta” covid-19 afrika e jugut omicron

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2021, 21:44

FDA autorizon pilulën e Pfizer kundër COVID-19

SHBA- Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën pilulën kundër COVID-19 të Pfizer për njerëzit me rrezik të lartë të moshës 12 v...