Bota

Edita Tahiri: Vuçiç e bëra për spital në Bruksel, i përmenda NATO-n

22 Dhjetor 2021, 22:01 Nga DOSJA
Edita Tahiri: Vuçiç e bëra për spital në Bruksel, i

KOSOVË- Ish-shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka treguar një rast kur e ka bërë Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për spital. E ftuar në emisionin ‘Pressing’ T7, Tahiri tha se në atë takim ishin prezentë, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, zëdhënës i tij Hashim Thaçi si dhe Vlora Çitaku. Ajo u shpreh se ngjarja ka ndodhur nw njw takim dy palwsh mes vendve nw Bruksel, pwr mosmarrwveshjet, duke shtuar se pasi i pwrmendi NATO-n, Vuçiçit i hipi tensioni.

“Vuçiçi filloi me fol me arrogancë. Thoshte: “Këto lëshime që unë po i bëj po i bëj me vetëdije sepse unë edhe mund të mos i pranojë. Duke folur kështu me arrogancë, meqenëse as Mustafa dhe as Thaçi nuk reaguan, e para reagoi Vlora. I tha: “Shiko, ne më së pari s’jemi shqiptarë të Kosovës, minoritet siç po mendon ti. Ne jemi Kosova dhe jemi shumicë”. Mua më pëlqeu. Mirëpo Vuçiçi u bë edhe më arrogant. Tha: “Shikoni, unë di dhe mund t’ua bi ushtrinë në Kosovë”. Unë iu ktheva e i thash: “Të paska ra malli për NATO’n. Pastaj çfarë kishte ndodhur? Kur unë i thash “malli të paska ra për NATO’n e bombardimet, ai kërkoi prej Mogherinit pauzë. Ne shkuam dhe menduam për ndonjë kafe. Por s’po vjen Vuçiçi, s’po na thërrasin. Pas një ore dola unë, i kisha bërë miq këta të BE’së, shtatë vjet tërë kohën në Bruksel. E thirra njërin prej tyre dhe e pyeta: “Çka po ndodh, a po shkojmë në drekë apo çka?”. Më tha: “Mos i trego askujt por Vuçiçi në spital”, i thash “pse” : “i ka hyp tensioni”, më tha,” përfundoi Tahiri.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic edita tahiri hashim thaci nato vlora citaku aleksandar vucic edita tahiri hashim thaci nato vlora citaku

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2021, 21:44

FDA autorizon pilulën e Pfizer kundër COVID-19

SHBA- Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën pilulën kundër COVID-19 të Pfizer për njerëzit me rrezik të lartë të moshës 12 v...