Art&Argëtim

Shuhet këngëtari spanjoll, sapo ishte vaksinuar me Johnson & Johnson

22 Dhjetor 2021, 17:16 Nga DOSJA
Shuhet këngëtari spanjoll, sapo ishte vaksinuar me Johnson &

SPANJË– Këngëtari i njohur spanjoll Carlos Marin, anëtar i grupit Divo ka ndërruar jetë pasi është vaksinuar me vaksinën Janssen, e njohur ndryshe dhe si Johnson & Johnson. Mediat spanjolle shkruajnë se Marin do të varroset në Spanjë me kostumin në të cilin performonte nëpër botë, ndërsa homazhet pritet të mbahen në Madrid kur trupi i tij të riatdhesohet nga Britania

Ish-gruaja e Marin, Geraldine Larossa, e njohur gjithashtu me emrin e artit Innocence, theu heshtjen me një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale duke thënë se vdekja e këngëtarit lë një vrimë të madhe në jetën e saj.

Këngëtari ishte sëmurur më 7 dhjetor dhe më pas u shtrua në spital. Marin ishte infektuar në koncertet e tij të mbushur me fansa. Ai kishte luftuar me Covid edhe në dhjetor 2019 gjatë një turneu në SHBA.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll