Art&Argëtim

Një mami e “hekurt”, Penelope Cruz nuk lejon telefonin dhe rrjetet sociale

22 Dhjetor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Një mami e “hekurt”, Penelope Cruz nuk lejon telefonin dhe

SHBA – Aktorja e njohur Penélope Cruz ka treguar disa nga rregullat e saj për rritjen e fëmijëve dhe dy më të rëndësishmit janë ndalimi i telefonave celularë dhe rrjeteve sociale.

Sipas Us magazine, Cruz, 47 vjeçe, gjatë një interviste të dielën, në CBS Sunday Morning, vuri në dukje se ajo është shumë e ashpër me djalin, Leo, 10 vjeç dhe vajzën Luna, 8 vjeçe.

“Unë vërtet e shoh se kjo po mbron shëndetin e tyre mendor, por duket se jam pjesë e një pakice. Ndihem shumë keq për ata që janë adoleshente tani. Është pothuajse sikur bota po bën një lloj eksperimenti mbi ta. Oh, le të shohim se çfarë ndodh nëse ekspozoni një 12-vjeçar ndaj teknologjisë”, tha aktorja.

Spanjollja shtoi se ajo vetë përdor shumë pak media sociale dhe se i mungon mbrojtja për përdoruesit e rinj.

Nuk ka asnjë mbrojtje për ta, për trurin që është ende në zhvillim dhe se si kjo ndikon në mënyrën se si ata e shohin veten, si gjithçka lidhet me bullizmin, kaq shumë gjëra që nuk janë fëmijëria që kemi pasur. Nuk ka telefona dhe media sociale derisa të jenë të paktën 16 vjeç”, shpjegoi ajo.

Fituesja e Oskarit u martua me burrin e saj, Javier Bardem , në korrik 2010 në Bahamas, dhe ata kanë se bashku një djalë dh një vajzë, Leo dhe Luna në 2011 dhe 2013.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz efektet e teknologjise penelope cruz teknologji efektet e teknologjise penelope cruz teknologji

Sondazh

Poll