Art&Argëtim

Pamje të mrekullueshme, Mali i Dajtit mbulohet nga petku i bardhë i dëborës

22 Dhjetor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Pamje të mrekullueshme, Mali i Dajtit mbulohet nga petku i bardhë i

TIRANË – Në këto ditë të fundit të vitit, temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës në Malin e Dajtit, i cili është mbuluar me petkun e bardhë, duke sjellë një panoramë të mrekullueshme të këtij parku.

Parku Kombëtar i Dajtit, është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve për të kaluar fundjavën. Dëbora dhe aktivitetet e shumta që ofron ky park, janë një alternativë e duhur për të kaluar disa momente ndryshe larg zhurmës së kryeqytetit.

Përveç konsumimit të një dreke në ajër të pastër, dhe larg smogut, aty mund të gjesh shumë mënyra të tjera për t’u argëtuar. Hipizëm, gjuajtje me armë, apo ka edhe prej atyre të cilët kanë zgjedhur të ndezin zjarr dhe të gatuajnë në natyrën e zbardhur. Dajti është alternativa më e afërt me Tiranën për të shijuar natyrën, dëborën, por qoftë edhe një shëtitje në ajër të pastër.

Foto të publikuara nga Fation Plaku

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri debore ne dajt mali i dajtit debore ne dajt mali i dajtit

Sondazh

Poll