Art&Argëtim

Antonela ia thotë në sy Ilirit: Vetëm nga Amici njihesh

22 Dhjetor 2021, 07:32 Nga DOSJA
Antonela ia thotë në sy Ilirit: Vetëm nga Amici njihesh

TIRANË– Antonela dhe Iliri janë përfshirë në debat të ashpër gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar.

Shkak për këtë është bërë deklarata e Ilirit që Sara, Antonela dhe Einxhel janë banorë kot brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Iliri tha se ky është mendimi i tij, ndërsa Antonela i tha se është krenare që ka dalë nga një reality show dhe shtoi se Iliri vetëm nga “Amici” njihet.

BISEDA:

Iliri: Nuk kanë çfarë bëjnë dhe kthehen te e njëjta temë. Gjithsesi unë kam thënë mendimin tim, që këtu prisja njerëz artistë, që unë mund të mësoja diçka nga ata. Këtu nuk mësoj asgjë tjetër përveç llafeve.

Antonela: Nëse nuk të pëlqejmë mund të dalësh. Ti i kërkove falje vetëm Sarës jo mua dhe Einxhel.

Iliri: Jo unë do rri edhe shumë gjatë. Ty të thashë je deri diku kot se “Për’puthen” për 10 muaj të ka sjellë këtu.

Antonela: Si ty “Amici”.

Iliri: Nuk është e vërtetë.

Antonela: Vetëm si Iliri i “Amici” njihesh. E dimë shumë mirë.

Iliri: Nuk e njeh ti karrierën time.

Antonela: Pastaj ky më tha ti do ishe rivalja ime njësoj si Donaldi, kjo nuk përputhet.

Iliri: Për gjuhën që ke.

Antonela: Ti di me ba gjana të tjera ne përdorim gjuhën, ça të .bëjmë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip big brother vip

Sondazh

Poll