Bota

I ruajtur në mënyrë perfekte, zbulohet një embrion dinosauri, gati të dilte nga veza

22 Dhjetor 2021, 07:27 Nga DOSJA
I ruajtur në mënyrë perfekte, zbulohet një embrion

KINË – Zbulohet embrioni i një dinosauri, që po përgatitej të dilte nga veza e tij, të ruajtur në mënyrë perfekte. Sipas shkencëtarëve që e zbuluan, embrioni u zbulua në Ganzhou në Kinën jugore dhe studiuesit vlerësojnë se është të paktën 66 milionë vjet i vjetër.

I quajtur Baby Yingliang, besohet të jetë një dinosaur theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur. Ka një gjatësi prej 10,6 inç (27 cm) nga koka te bishti dhe qëndron brenda një veze 6,7 inç të gjatë në Muzeun e Historisë së Natyrës Yingliang Stone në Kinë.

“Është embrioni më i mirë i dinosaurit i gjetur ndonjëherë në histori”, tha studiuesi Dr Fion Waisum Ma.

Zbulimi u ka dhënë studiuesve një kuptim më të madh të lidhjes midis dinosaurëve dhe zogjve modernë.

Marrë nga abc7ny.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota embrion kine shkencëtarët embrion kine shkencëtarët

Sondazh

Poll