Art&Argëtim

E trishtë/ Ndërron jetë këngëtari i grupit britanik me famë botërore

20 Dhjetor 2021, 09:18 Nga DOSJA
E trishtë/ Ndërron jetë këngëtari i grupit britanik me

BRITANI E MADHE- Carlos Marin, këngëtari i grupit britanik ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga pasojat e koronavirusit. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtari u shtrua në një spital në Mançester më 7 dhjetor. Shkaku i vdekjes nuk u zbulua, megjithatë ai ishte shtruar në spital kohët e fundit. Grupi njoftoi vdekjen e tij përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’.

“Me zemër të rëndë po ju bëjmë me dije se miku dhe partneri ynë, Carlos Marin, ka ndërruar jetë. Ai do t’u mungojë miqve, familjes dhe fansave të tij. Nuk do të ketë kurrë një zë apo shpirt tjetër si Carlos. Për 17 vjet ne të katërt kemi qenë së bashku në këtë rrugëtim të pabesueshëm të ‘Il Divos’ dhe do të na mungojë miku ynë i dashur. Shpresojmë dhe lutemi që shpirti i tij i bukur të prehet në paqe.”-shkruhet në postim.

 

 

A post shared by Il Divo (@ildivo)

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz britani carlos marin britani carlos marin

Sondazh

Poll