Bota

Ranë nga 10m lartësi, thellohet tragjedia në Australi, humb jetën fëmija i gjashtë

20 Dhjetor 2021, 06:48 Nga DOSJA
Ranë nga 10m lartësi, thellohet tragjedia në Australi, humb

AUSTRALI – Ka shkuar në gjashtë numri i fëmijëve të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti në një kështjellë në Australi javën e kaluar. Chace Harrison, 11-vjeç, i është ndërprerë mbështetja jetësore në një spital të Hobart të dielën, tre ditë pas aksidentit. Ai ishte mes nëntë nxenesve që ranë 10 metra nga një kështjellë e fryrë kur ajo u ngrit nga era në një panair shkolle në Devonport, Tasmania. Dy fëmijë mbeten në gjendje kritike në spital.

Pesë fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 11-vjeçari Addison Steëart dhe 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt. Një djalë u plagos dhe doli nga spitali të premten. Ai vizitoi shkollën fillore Hillcrest të dielën dhe bëri homazhe për shokët e tij të klasës.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Policia thotë se po heton nëse kalaja ishte e lidhur në tokë.

Marrë nga cnn.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota australia tragjedi australia tragjedi

Sondazh

Poll