Bota

FOTO: Johnson në një tjetër skandal, publikohent fotoja duke thyer rregullat e COVID

19 Dhjetor 2021, 21:58 Nga DOSJA
FOTO: Johnson në një tjetër skandal, publikohent fotoja duke

BRITANI E MADHE- Duket se skandalet nuk kanë të sosur për kryeministrin britanik Boris Johnson. The Guardian ka publikuar një foto të kryeministrit në kopshtin e Downing Street, rezidencën zyrtare të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar duke shijuar një gotë vere me djathë më 15 maj 2020, kur vendi ishte në një mbyllje totale.

Në atë kohë, bashkimi sociale midis familjeve ishte e kufizuar në dy persona, të cilët mund të takoheshin vetëm jashtë dhe në një distancë prej të paktën 2 metrash.

Kryeministri është përballur me një sërë akuzash për festime dhe shoqërim në numrin 10, ndërsa kufizimet për COVID ishin në fuqi, madje më e fundit se në zyrën pranë tijës ishte konsumuar kokainë. Shenjat e lëndës narkotike u gjetën në banjon pranë zyrës së tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson

Sondazh

Poll