Politike

VD-KUVENDI/ Gjekmarkaj: Berisha na ndau! Mbi Bashën bie përgjegjësi historike

18 Dhjetor 2021, 13:42 Nga DOSJA
VD-KUVENDI/ Gjekmarkaj: Berisha na ndau! Mbi Bashën bie

TIRANË– Deputeti Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar ish-kryeministrin Sali Berisha si personin që ka ndarë demokratët. I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD-së në Pallatin e Kongreseve, Gjekmarkaj tha se tashmë përgjegjësia është e kryedemokratit Lulzim Basha për të bindur të gjithë demokratët që të jenë me të. Deputeti shtoi se është vetë Berisha ai që po sulmon trashëgiminë e tij më të mirë, që është Partia Demokratike. 


“Ne nuk jemi këtu për festë, por për të ndarë e zgjidhur një krizë që na ka përfshirë. Ajo që na shfaqet një luftë mes dy personazh, është një luftë për modele dy partish. PD është partia e të gjithëve dhe si e tillë nuk mund të lejojë që kriza e një personaliteti politik si Sali Berisha të përcaktojë fatin e PD për sot nesër e gjithmonë. Raportet e tij personale me SHBA-të janë vetëm një shkëndijë që bëri të shpërthenin problemet e akumuluara. Përgjegjës mund të jetë shumëkush, por askush më shumë se Berisha. Do doja që ky Kuvend të analizojë vetveten. PD sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik. Ajo duhet të ndahet nga berishizmi siç u nda shoqëria nga enverizmi. Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë. Nuk dua të them se ai është burimi i të gjitha të këqijave, nuk dua t’i mohoj betejat, duke mos e mohuar respektin, jam i shtrënguar të them sot se po sulmon trashëgiminë e tij më të mirë, po shkon aq larg sa ta sulmojë. Sali Berishës i shkonte për shtat pritja, duhet ta bënte për mijëra demokratë që e kanë ndjekur për vite. Mbi supet e tij mund të rrinte dhe një akt kaq tronditës sa shpallja non grata. Rikthimi i një figure të themeluar nuk është rikthim është shkatërrim. Përsëri ka mbetur parti e madhe dhe jo parti e parë. Do e kthejmë këndvështrimin nga rinia dhe nga elita intelektuale. Jemi para zgjedhjeve lokale dhe ëhstë një provë për ne. I ndëruar Lulzim Basha, mbi ju bie një përgjegjësi historike,”- tha Gjekmarkaj. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll