Aktualitet

Automjeti përplaset me kamionin në aksin Durrës-Maminas, plagoset rëndë pasagjerja

18 Dhjetor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Automjeti përplaset me kamionin në aksin Durrës-Maminas, plagoset

DURRËS – Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Maminas, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar pasagjerja Gj.M., e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Durrës Maminas, një automjet me drejtues shtetasin B. M., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin G. S., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetësja Gj. M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne maminas durres aksident aksident ne maminas durres

Sondazh

Poll