Aktualitet

VD-Baçi: Ndërpritet votimi në Fier, policia nxorri jashtë komisionerët

18 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
VD-Baçi: Ndërpritet votimi në Fier, policia nxorri jashtë

FIER– Është shënuar incidenti i parë gjatë votimit për shkarkimin ek ryedemokratit Lulzim Basha. Konkretisht në Fier, deputeti Luan Baçi tha se është ndërprerë votimi pasi policia ka nxjerrë jashtë komisionerët. Baçi shtoi se kjo gjë është bërë me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Sipas Baçit, çdo gjë ishte në rregull deri në orën 11:00 por më pas mbërriti policia dhe nxorri jashtë komisionerët pa dhënë asnjë arsye. Baçi shtoi se kjo gjë ndodh pasi Subashi ka bërë marrëveshje me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.


“Policia Bashkiake ka nxjerrë jashtë komisionerët. Deri në orën 11:00 gjithçka ishte normale. Por erdhën krejt paparitur dhe na nxorrën jashtë komisionerët. Nuk e di se si e ka Armando Subashi, ndoshta ka negociuar me Gazment Bardhin. Për momentin është ndërprerë votimi në Cakran, është për të ardhur keq,”- tha Baçi. 

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(F.m/dpsja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore luan baci referendumi kunder bashes sali berisha luan baci referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll