Aktualitet

Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në QSUT ndërhyrja e rrallë në zemër

18 Dhjetor 2021, 11:39 Nga DOSJA
Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në QSUT

TIRANË – Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale në zemër, e cila kryhet për herë të parë në vendin tonë, është realizuar me sukses nga doktor Selman Dumani, kardiokirurg.

Operacioni i rrallë është kryer në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet, ku në zemrën e një pacienti, është vendosur një protezë pa qepje, ndërhyrje kjo që kryhet për herë të parë në Shqipëri nga dr.Selman Dumani dhe ekipi i QSUT! Operacioni doli me sukses të plotë dhe pacienti Rasim Bracaj, 77 vjeç është në gjendje të mirë shëndetësore!

Ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës zënë vendin e dytë përsa i perket ndërhyrjes që kryhen në QSUT! Pacientët me probleme të valvulës së zemrës kanë zgjidhje bashkëkohore në QSUT, ku nuk duhet të paguajnë asgjë, pasi proteza ofrohet falas nga shteti shqiptar.

(E.H/Dosja.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kardiokirurg nderhyrje ne zemer qsut selman dumani kardiokirurg nderhyrje ne zemer qsut selman dumani

Sondazh

Poll