Bota

Ndalohet përdorimi i makinave taksi ‘Tesla’, shkak një aksident fatal në Paris

17 Dhjetor 2021, 08:04 Nga DOSJA
Ndalohet përdorimi i makinave taksi ‘Tesla’, shkak një

PARIS – Firma më e madhe e taksive në Paris “G7” ndaloi përdorimin e makinës Tesla Model 3 pasi njëra prej tyre u përfshi në një aksident, si pasojë e të cilës, një person humbi jetën dhe 20 persona të tjerë u plagosën. Kompania “Tesla” mohoi akuzat që makina kishte pasur probleme teknike, ndërkohë që, Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për aksidentin e ndodhur. Ministri i Transportit Jean-Baptiste Djebbari deklaroi, se nga hetimet paraprake nuk rezulton që aksidenti të jetë shkaktuar nga një problem teknik.

Shefi ekzekutiv i “Tesla-s” për Evropën garantoi, ministrin francez ditën e martë që nuk ka pasur raportime që ky model të ketë pasur probleme teknike.

Makina drejtohej në momentin e aksidentit nga një punonjës i firmës së taksive, që po shkonte në një restorant me familjen e tij . Mediat franceze raportuan që makina u përplas me dy këmbësorë, një semafor dhe një furgon.

Kompania “Tesla” i ka pajisur makinat e saj me një teknologji që i lejon të drejtojnë, të rrisin shpejtësinë dhe të frenojnë automatikisht.

Marrë nga abc.net.au

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota paris taksi tesla paris taksi tesla

Sondazh

Poll