Politike

“Kushte përtej vullnetit tim e të opozitës”, Basha: Rama të ishte larguar, ja kur ulem në dialog me të

22 Qershor 2019, 19:10 Nga DOSJA
“Kushte përtej vullnetit tim e të opozitës”, Basha:

TIRANË- Si pas çdo proteste dhe këtë herë në deklaratën urgjente, kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, nuk harroi që të falenderonte të gjithë ata që morën pjesë në protestë. I quajti shembull të qytetarisë dhe tha se zëri i tyre ishte dëgjuar dhe jashtë kufijve të vendit. “Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare”, shtoi më tej kryeopozitari.

Pas këtij falenderimi Basha, iu kthye një prej shkaqeve që qytetarët dolën dje në protestë, përgjimeve e publikuara nga “Bild” për shitblerjen e votës. Numri një i PD u shpreh se ato përgjime faktuan ato që kishte thënë opozita, por qeveria po kërkon që t’i shuaj me anë të propagandës, që sipas tij po bëhet me metoda naziste.

Teksa tregoi mënyrat që po përdor qeveria, Basha tregoi dhe si kjo propagandë të mos ishte e efektsheme. Sipas tij të gjithë qytetarët duhet të tregojnë të vërtetën dhe të gjithë të kuptpjnë se votat janë blerë në Durrës dhe në Dibër. Për këtë gjë ai shtoi se pa u larguar ataq ë janë kapur në përgjime duke bërë pazare, nuk do të ulej në një tryezë dialogu.

Kreu i PD tha se këto kushte nuk janë të atë krerëve të opozitës dhe as vet atij, por janë të qytetarëve, prandaj nuk dueht të shkelen. Në fund bëri dhe thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe shoi shpresat për gjetjen e një marrëveshje politike për të zgjidhur krizën që ka paralizuar vendin.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata urgjente e bashes lulzim basha përgjimet e bild rama ik deklarata urgjente e bashes lulzim basha përgjimet e bild rama ik

Sondazh

Poll