Politike

“Prokurorë e gjyqtarë legena”, Çlirim Gjata shpërthen për gjyqin e Bardh Spahisë: U bë nga plehrat e shoqërisë

22 Qershor 2019, 18:58 Nga DOSJA
“Prokurorë e gjyqtarë legena”, Çlirim Gjata

TIRANË- Ish-kreu i KQZ, Çlirim Gjata, njëherësh sekretar për cështjet ligjore në PD, ka folur me tone të ashpra ndaj gjyqtarëve në Shkodër, pas masës së arrestit ndaj ish deputetit të PD, Bardh Spahia. I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë” Gjata tha se vendimi i sotëm është dhënë me urdhër politik të Edi Ramës, ndërsa nuk nguroi t’i quajë legena e plehra të shoqërisë.

Bardh Spahia u la në arrest shtëpie. C’tregon ai vendim, e shumë të tjerë si ky?  Tregon kapjen e gjykatës nga Rama. Është urdhër i Ramës. Si ka mundësi të arrestohe Spahia që po proteston për votën e lirë e horrat e gansterët që flasin për vjedhje votash, nuk i hyn ferr në këmbë. Dosjet 339 e 184, Prokuroria i ka ditur para nesh po nuk i bënte transparente për të mos dëmtuar Ramën e Rilindjen.  Gjyqtarë e prokurorë legena plehrat e shoqërisë që marrin vendim nga Rama, e nuk arrestojnë ta që vjedhin me qindra miliona e si hyn ferr në këmbë. Kjo është për të dalë në rrugë. Është shprehje e vjetër e Amerikës: Kur qeveria trash zullumet kundër popullit, popullit i lind e drejta me cdo mënyrë për të rrëzuar qeverinë.” u shpreh Gjata.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia clirim gjata ndalohet bardh spahia bardh spahia clirim gjata ndalohet bardh spahia

Sondazh

Poll