Bota

E rëndë! Politikani i njohur anglez ushtron dhunë mbi protestuesen paqësore (VIDEO)

21 Qershor 2019, 10:24 Nga DOSJA
E rëndë! Politikani i njohur anglez ushtron dhunë mbi

MBRETËRI E BASHKUAR– Ministri i Jashtëm britanik, Mark Field ka kërkuar falje për kapjen e protestueses nga qafa dhe shtyrjen me forcë të saj, duke thënë se ai reagoi instiktivisht, pasi të ftuarit ndiheshin të kërcënuar nga gruaja në fjalë, e cila ishte duke vepruar në mënyrë paqësore dhe nuk ishte e armatosur.

Videoja e momentit kur Mark Field shtyn dhe kap për qafe protestuesen duke ushtruar forcë po bën xhiro në rrjet, dhe tashmë politikani duhet të përballet me akuza të forta.

Gjatë protestës, video tregon, një grua që ecte pranë vendit ku Field ishte ulur, dhe ai u ngrit nga vendi i tij  vrullazi dhe e kapi atë rreth qafës, duke e shtyrë për ta nxjerrë jasht.

Incidenti vjen në mes të aktivizmit të rritur mjedisor në Britani të Madhe, dhe në mes të frustrimit që qeveria konservatore nuk po bën aq sa duhet për të trajtuar situatën emergjente klimaterike.

Mijëra protestues nga Rebelimi i Zhdukjes, dolën në rrugët e Londrës në prill, duke bllokuar transportin për disa ditë, duke çuar në më shumë se 300 arrestime.

In this longer version of the video, you can see the woman apparently posing no immediate threat as she passes behind Mark Field. He marches her out of the room by her neck. I wasn’t there, so I can’t say she didn’t pose a risk, but it looks heavy handed. pic.twitter.com/zX2BtcPW4t

— Paul Brand (@PaulBrandITV) June 20, 2019

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli politikani anglez ushtron dhune mbi protestuesen protesta paqësore angli politikani anglez ushtron dhune mbi protestuesen protesta paqësore

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2019, 15:30

Ish-presidenti Sarkozy akuzohet për korrupsion

FRANCË- Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të gjykohet për korrupsion.“France 24” raporton se Sarkozy dhe avoktai i tij Thierry Herzog, dhe ish-...