Bota

Plumba gome, gaz lotsjellës dhe qindra të lënduar. Protesta të dhunshme në Gjeorgji (VIDEO)

21 Qershor 2019, 10:00 Nga DOSJA
Plumba gome, gaz lotsjellës dhe qindra të lënduar. Protesta

GJEORGJI– Mijëra protestues kanë tentuar të mësyjnë në parlamentin e Gjeorgjisë pas protestave të dhunshme që po zhvillohen në vend. Rreth 240 vetë u lënduan në përleshje dhe në mesin e 240 të lënduarve, 80 ishin policë. Protestuesit u përpoqën të sulmonin parlamentin e Gjeorgjisë pasi një deputet rus mori vendin e kryetarit në parlament.

Policia përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës për të ndaluar protestuesit, por vala e protestave ishte tepër e dhunshme. Zemërimi shpërtheu kur Sergei Gavrilov drejtoi një asamble të deputetëve nga vendet e krishtera ortodokse.

Tensionet me Rusinë janë të larta, 11 vjet pasi ata luftuan në një luftë mbi rajonin e shkëputur të Osetisë së Jugut.

Presidenti gjeorgjian Salome Zourabichvili dënoi veprimin e Z. Gavrilov si një “krim të madh” dhe bëri thirrje për qetësi. Ministria e jashtme e Rusisë akuzoi opozitën e Gjeorgjisë për përpjekjen për të parandaluar një përmirësim të marrëdhënieve.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 240 te lenduar ne gjeorgji gjeorgji krize politike protesta të dhunshme 240 te lenduar ne gjeorgji gjeorgji krize politike protesta të dhunshme

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2019, 15:30

Ish-presidenti Sarkozy akuzohet për korrupsion

FRANCË- Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të gjykohet për korrupsion.“France 24” raporton se Sarkozy dhe avoktai i tij Thierry Herzog, dhe ish-...