Aktualitet

Vrasja në Tiranë, policia: Autori ende nuk dihet, merret në pyetje shoku i viktimës

14 Dhjetor 2021, 06:41 Nga DOSJA
Vrasja në Tiranë, policia: Autori ende nuk dihet, merret në

TIRANË– Autori i cili ka qëlluar për vdekje ndaj Jurgen Dukës, duke e lënë të vdekur, ende nuk është identifikuar nga policia e shtetit. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur se sheri mes të rinjve ka nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:20 në rrugën ‘Irfan Tomini’. Për pasojë Duka ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë. I riu ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Policia ka marrë në pyetje shokin e viktimës dhe persona të tjerë të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, ndërkohë që hetimet ende vijojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e n gjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

LAJMI KRYESOR: Vrasje në Tiranë! Ndërron jetë 29-vjeçari, autori mbetet mister

(A.b)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka

Sondazh

Poll