Aktualitet

Demokratët e Shkodrës me në krye Voltana Ademin kërkojnë lirimin e Bardh Spahisë

21 Qershor 2019, 21:17 Nga DOSJA
Demokratët e Shkodrës me në krye Voltana Ademin

TIRANË– Protestues nga Shkodra dhe nga kryeqyteti kanë shkuar tek Drejtoria e Policisë në Tiranë ku protestojnë për lirimin e ish-deputetit Bardh Spahia.

Me pankarta në duar ata brohorasin me pasthirrmat “lironi vëllezërit tanë”, “lironi Bardh Spahinë”.

Lironi deputetin Bardh Spahia, lironi vëllezërit tanë. Dolën në përgjime dhe asnjë nuk është në burg, një njeri i ndershëm, një mjek i nderuar është ndaluar në pabesi.

Ai nuk është organizator. Asgjë të kundërligjshme nuk kemi bërë në Shkodër. Nuk lënë as familjarët ta takojnë. Nuk kemi asnjë informacion,”– shprehen ata ndër të tjera.

Mes protestuesve është edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia u arrestua pas tensioneve në KZAZ-në e Shkodrës. ai u vu në pranga dhe ky moment u transmetuar ‘live’ në emisionin ‘Open”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i bardh spahise proteste te drejtoria e policise tirane arrestimi i bardh spahise proteste te drejtoria e policise tirane

Sondazh

Poll