Bota

U zgjodh kreu i LSDM, Kovaçevski: Dhamë leksion për demokraci, t’i përvishemi punës

13 Dhjetor 2021, 06:41 Nga DOSJA
U zgjodh kreu i LSDM, Kovaçevski: Dhamë leksion për demokraci,

MAQEDONI E VERIUT – Lidhja Social Demokrate (LSDM) në Maqedoninë e Veriut zgjodhi kryetarin e ri të saj në votime të drejtpërdrejta nga një trup prej mbi pesëdhjetë mijë anëtarësh. Dimitar Kovaçevski është kryetar i ri i social-demokratëve, i cili mori mbi 37 mijë vota. Dy garuesit e tjerë për kreun e partisë, Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski morën rreth 3300 dhe 2800 vota përkatësisht. Votimi u bë nëpër organizatat komunale të partisë në të gjithë vendin. Më parë, kryetari zgjidhej nga kongresi i partisë. Zgjedhja e kryetarit të ri u imponua për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale para disa javësh.

Në një konferencë me gazetarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i ri Kovaçevski tha se do të vazhdojë rrugën e pararendësit të tij Zoran Zaev për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

“Sot fitoi LSDM-ja, ndërsa prej nesër duhet t’i përvishemi punës, sepse qytetarët presin nga ne, që të punojmë me përgjegjësi dhe me përkushtim”, theksoi Kovaçevski, ndërsa vijoi më tej se, do t’i japë përparësi kthimit të unitetit brenda partisë dhe se programet sociale e demokratike të saj duhet të jetësohen në praktikë brenda shtetit. Ai theksoi parimin për një shans të drejtë dhe hapjen e partisë dhe institucioneve për ata, të cilët kanë kapacitet profesional.

Duke folur para delegatëve ai theksoi nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, teksa tha se populli me padurim pret të dëgjojë për vendime për ndryshime, për një vizion që nuk do të shndërrohet në gënjeshtër dhe për një qasje ndryshe në politikë. Ai shtoi se partia e tij do të sjellë ndryshime. “Ne, tha ai, jemi opsioni të cilit populli dëshiron t’i besojë dhe duhet të bëjmë çmos që (populli) të mbështetet tek ne.

Partia ka paralajmëruar një doktrinë të re; ndryshime të zyrtarëve të saj dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë financiare të vetë partisë. Kryetari i ri i LSDM-së pritet të marrë edhe mandatin për formimin e qeverisë së re, përkatësisht të një riformatimi të pritshëm të kabinetit, ku krahas Lidhjes Social Demokrate me partnerët e saj të vegjël dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Partisë Demokratike Shqiptare, do të përfshihet edhe partia Alternativa.

LAJMI KRYESOR: Zëvendësoi Zaev! Zgjidhet kryetari i ri i LSDM-së në Maqedoninë e Veriut

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski lsdm maqedoni e veriut zoran zaev dimitar kovaçevski lsdm maqedoni e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll