Art&Argëtim

Vjedhja e 900 mijë frangave, merret vendimi drastik për pasurinë e Loredana Zefit

21 Qershor 2019, 16:32 Nga DOSJA
Vjedhja e 900 mijë frangave, merret vendimi drastik për pasurinë

ZVICËR– Prokuroria zvicerane ka marrë një vendim drastik në lidhje me pasurinë e gruas së reperit shqiptar, Loredana Zefit.

Ajo ka bërë kërkesë për bllokimin e të gjitha llogarive bankare të bashkëshortes së Mozzik. Deri sa Gjykata të marrë vendimin e saj përfundmita llogaritë e reperes do të jenë të ngrira.

Gjithashtu mësohet se Loredana Zefi e ka kundërshtuar vendimin dhe ka bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj, por kjo kërkesë është hedhur poshtë.

Ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë me arsyetimin se pasuria e gruas së Gramoz Aliajt, të njohur si Mozzik, ka prejardhje të dyshimtë.

E gjithë kjo situatë është krijuar pasi reperja u akuzua për vjedhjen dhe mashtrimin e dy të moshuarve zviceranë. Ajo u shtir si vajza e një avokati dhe bashkë me të vëllain iu mori shumën e madhe të parave prej 900 mijë frangash dy shtetasve zviceranë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gramoz aliaj loredana zefi mozzik gramoz aliaj loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll