Art&Argëtim

E kritikojnë për peshën e tepërt, Bebe Rexha revoltohet me ndjekësit: Humbja e peshës është një k*rvë

21 Qershor 2019, 11:27 Nga DOSJA
E kritikojnë për peshën e tepërt, Bebe Rexha revoltohet me

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është mërzitur shumë me kritikat e vazhdueshme të ndjekësve të saj për peshën e tepërt . Pak kohë më parë Bebe Rexha pranoi se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe merrte mjekime për këtë gjë.

E ndërsa komentuesit e etiketojnë të shëndoshë, Bebe Rexha ka disa fjalë për ta.

“Humbja e peshës është një k*rvë. Më pëlqen të ha dhe nuk do ta mohoj këtë. Por, ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni! Prandaj unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por ,kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam marrë shumë peshë, por e kam shumë e vështirë ta humbas. Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Por është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri vetëm sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem, do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija,”– shkruan Bebe Rexha në profilin e saj në Instagram.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll