Politike

Si rrallë herë, Shkëlzen Berisha me dy gishta lart nga Kuvendi që thirri i ati

11 Dhjetor 2021, 15:27 Nga DOSJA
Si rrallë herë, Shkëlzen Berisha me dy gishta lart nga Kuvendi

TIRANË – Djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Shkëlzeni mori pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm që u mbajt sot në stadiumin “Air Albania”. Ai shfaqet entuziast në krah të një simpatizanteje demokrate duke treguar simbolin e Partisë Demokratike, dy gishtat lart.

Ndryshe nga herët e tjera, Shkëlzen Berisha ka dalë hapur në mbështetje të të atit në lidhje me aksionin e fundit politik të ish-liderit historik të PD-së.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PD-së miratoi shkarkimin e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha ku 4934 delegatë votuan me dorë pro-mbylljes së mandatit të kryetarit. Kuvendi vendosi që në 22 mars të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ 4934 delegatë votojnë Statutin dhe shkarkimin e Bashës

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha shkëlzen berisha kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha shkëlzen berisha

Sondazh

Poll