Politike

VD-Të atin ia shpallën President nderi,Hajdari:PD është thirrja e zemrës së njeriut!

11 Dhjetor 2021, 14:09 Nga DOSJA
VD-Të atin ia shpallën President nderi,Hajdari:PD është

TIRANË– Azem Hajdari ka folur para demokratëve ditën e sotme pasi Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpalli të atin President Nderi. Ai u shpreh se Partia Demokratike është thirrja e zemrës së çdo demokrati dhe se çdo njeri duhet të investojë në vendlidje. 


“Falenderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si president i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut. Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ky kuvend dhe  çdo kuvend që PD të mbajë të jetë në përmirësimin e kësaj partie, që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit,”- tha Hajdari ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Berishës/ 5000 delegatë, Komisioni nis punën për draft-statutin e ri

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike azem hajdari kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 azem hajdari kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll