Politike

VD-‘Rama i bllokoi tramvajin’/ Berisha: Basha s’lëvizi t’i vinte kufirin tek thana

11 Dhjetor 2021, 12:30 Nga DOSJA
VD-‘Rama i bllokoi tramvajin’/ Berisha: Basha s’lëvizi

TIRANË– Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la pa sulmuar kryedemokratin, Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha u përkul para regjimit të Edi Ramës dhe se nuk ndërmori asnjë veprim për t’i treguar atij kufirin gjatë kohës kur i bllokonte projektet e Bashkisë së Tiranës, edhe pse kishte mbështetjen e opozitës. Berisha përmendi edhe protestat e opozitës të organizuara nga Basha, për të cilat tha se i nisi, por nuk pati sukses në asnjë prej tyre. 

“Basha në 8 vite u faktua si një kallk opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulut në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e forcës që drejton. 2 vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh, edhe vendosjen e tramvajit, sistemimin e lumit e projekte të tjera. Kryetari unë nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme në Tiranë dhe t’i vinte Edi Ramën kufirin tek thana dhe të qëndronte i pamposhtur. Dështoi në të gjitha nismat e tij. Bëri prita politike dhe gjithçka për të ngritur monumentin e Bashizmit, por ngriti atë të hiçit. PD i shëmbëllente një druri që nuk gjelbëron as në verë dhe asnjëherqë. Pas zgjedhjeve, u kujdes për karrigen e tij. E ktheu PD në një fasadë opozitë. Pasi tradhëtoi votën tuaj, ai vazhdoi në rrugën e tij duke kryer krimin më të shëmtuar, shkelmimin e sovranitetit të PD. E dorëzoi për të shpëtuar kokën e tij. Burracak! Nuk kishte karakter që të jepte dorëheqjen.

Në 8 vite Lulzim Basha partinë e vlerave konservatore e spostoi majtas dhe vetëm majtas. Ngushtoi hapësirat për të përndjekurit politikë, për pronarët, shtylla të mbijetesës së kësaj partie. Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhet të shkrihej sepse mbaroi misionin e saj. Që ajo një forcë që nuk fiton dot, është kthyer në dekor të regjimit,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ 5000 delegatë votojnë Statutin, shkarkohet Basha! Zgjedhjet më 22 mars

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha edi rama kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll