Politike

PËRFUNDIMTARE! Nis Kuvendi i Berishës, në ‘Air Albania’ ndodhen 4935 delegatë

11 Dhjetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
PËRFUNDIMTARE! Nis Kuvendi i Berishës, në ‘Air

TIRANË- Në stadiumin ‘Air Albania’ janë pozicionuar 4935 delegatë të cilët po marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Ish lideri i PD-së, Sali Berisha mbërriti në ‘Air Albania’ duke u pritur me ovacione.

Pas përshëndetjes, ish-kryeministri i është drejtuar ulëses në stadium ku siç shihen në krah të tij qëndrojnë dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Belind Këllicin, kryetarin e forumit rinor të FRPD dhe Albana Vokshi, deputetja e PD dhe njëherësh kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Berishës/ Delegatët mbërrijnë nga rrethet, nis hyrja në ‘Air Albania’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll