Editorial

Dhunimi publik që u bëri Rama ish-ministrave

17 Qershor 2019, 12:13 Nga DOSJA
Dhunimi publik që u bëri Rama ish-ministrave

Në listën e emrave që kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, nuk mund të mos binte në sy, prezenca e ish – ministrave. Të shkarkuar në fund të dhjetorit të shkuar, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Damian Gjiknuri, ndryshe nga Lindita Nikolla apo Senida Mesi, mbajtën qëndrim të rezervuar ndaj Ramës. Pakënaqësia e tyre shprehej pothuajse hapur, deri aty sa Baton Haxhiu, këshilltari i pakërkuar i Kryeministrit, i quajti tradhëtarë. I përfshiu në listën e kundërshtarëve pasivë të Ramës, që fërkonim barkun nga konflikti me shpresën e rrëzimit të tij.

Debati për ndryshimin e kufijve, ku Ditmir Bushati, si Ministër i Jashtëm, por edhe si ish-ministër, mbajti qëndrim kategorik kundër, ështe një nga arsyet që ai dhe miqtë e tij ish-ministra, janë futur në listën e zezë. Në konfliktin politik, ata, ndryshe nga kolegët deputetë të maxhorancës, mbajtën qëndrim të matur. Pavarësisht se fajësonin opozitën, nuk ishin për zgjidhjen radikale të Edi Ramës, me votimin e 30 qershorit, apo shpallljen e konflikti me gjithë insitucionet.

Duke i ndjekur me vëmendje lëvizjet e tyre, Rama vendosi t’ua heqë edhe atë pak dinjitet që kishin filluar të krijonin, duke u distancuar prej tij. Në iniciativën për shkarkimin e Presidentit, Ai i ka detyruar të firmosin. Ata nuk kanë mundur të refuzojnë, sepse në fakt ata nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjë mendim ndryshe, ishin dhe janë pjesë e një sekti politik që keqtrajton gjithkënd jashtë rrethit të tij. Ata nuk ishin gati të sakrifikonin nga përfitimet e mundhshme, nuk u munduan aspak ta tërheqin drejt arsyes maxhorancën, por firmosën pa blegërima. Heshtja e qingjave të rebeluar, vrau përfundimisht atë shkëndijë shprese që u duk se po lindte brenda PS, për të shpërtuar sadopak nga grupimi politik që po shpartallohet duke u personalizuar me Edi Ramën.

Duke e pranuar dhunimin publik, që Rama ua bëri me qëllim, duke i quajtur një herë tradhëtarë dhe duke i futur pastaj në vathën e tij, duke i detyruar të firmosin atë që nuk e dëshirojnë, për t’ua treguar pastaj të gjithëve. Me firmat e hedhura për shkarkimin e Presidentit, ata i kanë dhënë fund çdo mundësie për të qenë të besueshëm në rrugën alterantive që u munduan të përfaqësojnë. Tashmë është e qartë që u rebeluan se mbetën jashtë dhe u kthyen në vathë sapo u thirrën nga Bariu i zemëruar.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arben ahmetaj damian gjiknuri dhunimi i minstrave ditmir bushati edi rama niko peleshi arben ahmetaj damian gjiknuri dhunimi i minstrave ditmir bushati edi rama niko peleshi

Sondazh

Poll

Editorial 16 Qershor 2019, 05:18

Kush përfiton nga trazimi i Tiranës

Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo sht...

Editorial 13 Qershor 2019, 08:47

Shqipëria ka rrugë të tjera, jo vetëm qorre

1.Tri gjëra nuk do të ndodhin në Shqipëri.Nuk do të ketë zgjedhje lokale, të lira dhe demokratike, më 30 qershor. Nuk do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta.Nuk ...

Editorial 12 Qershor 2019, 20:05

Opozita po shushatet pas një date

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit.Menjëherë ...