Bota

Kriza e Gjirit/ Avioni amerikan goditet nga forcat iraniane

20 Qershor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Kriza e Gjirit/ Avioni amerikan goditet nga forcat iraniane

SHBA– Një bombardues ushtarak i SHBA-ve është rrëzuar nga forcat iraniane gjatë fluturimit mbi Ngushticën e Hormuzit. Droni amerikan i rrëzuar nga Irani kishte maskuar pajisjet e saj të identifikimit pasi u nis nga një bazë amerikane në jug të Gjirit.

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) tha se avioni kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane. Por, ushtria amerikane e mohoi këtë duke thënë se kishte kaluar mbi ujërat ndërkombëtare.

Konfliktet vijnë pas një kohe të përshkallëzimit të tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit.

Të hënën, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha se po dërgonte në rajon trupa shtesë në përgjigje të “sjelljes armiqësore” nga forcat iraniane.

SHBA-ja gjithashtu ka akuzuar Iranin për sulmin ndaj dy tankerëve të naftës me mina, jashtë ngushticës së Hormuzit, në Gjirin e Omanit ndërsa Irani e ka hedhur poshtë pretendimin.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota iran irani godet dronin amerikan kriza e gjirit shba iran irani godet dronin amerikan kriza e gjirit shba

Sondazh

Poll