Art&Argëtim

Revista ‘Forbes’ shpall gratë më të fuqishme në botë

9 Dhjetor 2021, 17:07 Nga DOSJA
Revista ‘Forbes’ shpall gratë më të fuqishme në

SHBA- Revista amerikane me famë ndërkombëtare” Forbes” ka shpallur listën me 100 gratë më të fuqishme në botë. Prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, sipas mediave të huaja ka kryesuar në listën e Forbes, si gruaja më e fuqishme në botë. Winfrey zuri vendin më të lartë, e renditur e 23-ta në listë për shkak të perandorisë së saj të madhe mediatike me vlerën prej 2 miliardë dollarësh. Pas prezantueses, vijon këngëtarja e njohur Rihanna, e cila është renditur e 68-ta në listë, e më pas vjen Beyonce në vendin e 76.

Rihanna arriti statusin me suksesin e linjës Fenty Cosmetics dhe të të brendshmeve Savage x Fenty, gjithashtu Rihanna ka arritur statusin e miliarderes dhe nga ana tjetër është bërë “heroinë e Barbados”, sipas revistës. Për Beyonce revista citoi turneun On the Run II të ish-anëtares së Destiny’s Child së bashku me bashkëshortin Jay-Z që tërhoqi më shumë se 250 milionë dollarë të ardhura. Linja e famshme e veshjeve spotive të 40-vjeçares Ivy Park me Adidas dhe dokumentari i saj Coachella i vitit 2019, Homecoming u renditën gjithashtu ndër arritjet e saj.

Në krye të listës është edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, me Christine Lagarde të Francës, gruaja e parë që drejton Bankën Qendrore Evropiane.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beyonce forbes oprah winefry rihanna beyonce forbes oprah winefry rihanna

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Dhjetor 2021, 16:43

Vidal shijon dëborën me “Panditën” e tij

Milano-Arturo Vidal ka publikuar ditën e sotme një video duke shëtitur me të dashurën e tij Sonia Isaza në motin e keq me dëborë.Futbollisti i Interit në videon...