Art&Argëtim

Rrëfehet Albani: Trixa jeton në filma, s’ka djallëzi, Donaldin s’e kam takuar kurrë

9 Dhjetor 2021, 11:00 Nga DOSJA
Rrëfehet Albani: Trixa jeton në filma, s’ka djallëzi,

TIRANË – Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka dhënë një intervitë ditën e djeshme kur ka folur edhe per raportin me motrës së tij, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajt në shtëpinë e Big Brother. Ramosaj, i ftuar në Pardon My French, tha se fillimisht nuk ishte i sigurt nëse motra e tij duhej të futej në këtë reality shoë, por në fund pranoi dhe se Beatrix do të krijojë aty kujtime të bukura dhe të jetojë ashtu si do. Ai tha se Trixa është një njeri që jeton poetikisht dhe e padjallëzuar në veprimet e saj.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente“, tha ai.

Albani tha se Trixa është një person që e ka pasur problem të dashurojë dhe se nuk i interesojnë fjalët që dalin lart e poshtë pasi e njeh mirë të motrën. Ai shtoi se Trixa jeton ne përralla dhe ai që do e bëjë për vete është me fat. Kurse përsa i përket Donaldit, këngëtari tha se nuk e ka takuar asnjëherë.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka pasur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, u shpreh ai.

Romanca që ka lindur mes Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, teksa situata jashtë me Bora Zemanin konsiderohej e pambyllur, ka ngritur reagime shumë të forta. Megjithatë ka qënë vetë Donaldi që ka thënë se e pëlqen shumë Trixën dhe historisë jashtë i ka dhënë fund. Trixa i kërkoi falje Borës e përlotur dhe duket se tashmë po shijon raportin e krijuar në Big Brother.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alban ramosaj beatrix ramosaj beatrix ramosaj dhe donald veshaj alban ramosaj beatrix ramosaj beatrix ramosaj dhe donald veshaj

Sondazh

Poll