Aktualitet

Vdes i ngrirë 27-vjeçari sirian në malin e Moravës

8 Dhjetor 2021, 20:58 Nga DOSJA
Vdes i ngrirë 27-vjeçari sirian në malin e Moravës

KORÇË– Një 27-vjeçar sirian është gjetur i vdekur në malin e Moravës. Mësohet se i riu është një emigrant që është fturu në mënyrë ilegale në Shqipëri, por ka ngecur në mal.  Ai ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë bërë të ngrijë.

I riu ka qenë duke ecur më këmbë shtigjeve, por i gjendur i vetëm nuk ka mundur që të shkojë deri në destinacionin që kishte përcaktuar. Ai është ndaluar për të pushuar, referuar pozicionit në të cilin është gjetur, por ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta. 

 Njoftimi i policisë:

Më datë 08.12.2021, rreth  orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mali i moraves nderron jete 27 vjecari ne morave mali i moraves nderron jete 27 vjecari ne morave

Sondazh

Poll