Politike

Dita e rinisë/ Kryemadhi: Sot duhet të na vijë turp, të ulim kokën

8 Dhjetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Dita e rinisë/ Kryemadhi: Sot duhet të na vijë turp, të ulim

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë një mesazh për ditën e rinisë. Ajo shkruan se në këtë datë të gjithë duhet të ulin kokën në turp pasi vendi është braktisur, e se vendi ynë nuk realizohet duke përjkujtuar dhe festuar 1 herë në vit.

MESAZHI:

Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’. Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë mision, por e la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste. Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen. Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërcënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.

LAJMI KRYESOR:Sot përkujtohet 8 dhjetori! Dita Kombëtare e Rinisë, urojnë Rama, Meta dhe Basha

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë monika kryemadhi 8 dhjetori dita e rinisë monika kryemadhi

Sondazh

Poll