Politike

Ambasada e SHBA në Tiranë uron të rinjtë shqiptarë për 8 Dhjetorin

8 Dhjetor 2021, 08:11 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA në Tiranë uron të rinjtë shqiptarë

TIRANË – Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Ambasada shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenarë që i kanë qëndruar në krah të popullit shqiptar jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, ndërsa shqiptarët përqafojnë të ardhmen e tyre evropiane.

Reagimi i Ambasadës amerikane për Ditën e Rinisë:

Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.

LAJMI KRYESOR: Sot përkujtohet 8 dhjetori! Dita Kombëtare e Rinisë, urojnë Rama dhe Meta

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë ambasada e shba ne tirane 8 dhjetori dita e rinisë ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll