Art&Argëtim

“Peng që nuk shkova ta takoja”, Konomi: E kuptova që Hueyda ishte keq

7 Dhjetor 2021, 22:09 Nga DOSJA
“Peng që nuk shkova ta takoja”, Konomi: E kuptova që

TIRANË – Arjan Konomi ndihet i penduar që nuk e vizitoi ish-artisten dhe ish-mikeshën e tij Hueyda El-Sayed para se të vdiste. Ai tregoi në emisionit “Rudina” se Hueyda nuk pranonte që ai ta vizitonte duke i përmendur si justifikimet e ruajtjes prej COVID-it. Edhe pas daljes nga spitali, ajo nuk pranoi që miku i saj ta vizitonte.

Konomi shton se pas këtyre bisedave, ai e kupto se 46-vjeçarja ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“E pyesja për gjërat e mia, i tregoja për gjërat e mia, por për veten e saj thoshte jam mirë shkoj bëj kimio, e tregonte me aq pozitivitet, nuk di çfarë fjale të gjej…nuk donte të transmetonte as pikëllim, as të të bënte të ndiheshe keq. Këto dy muajt e fundit këmbëngula që të shkoja. Më mbeti peng që nuk shkova. Nuk donte që t’i shkoja, më thoshte ‘jam në spital nuk lejohet prej koronës, lejohet vetëm bashkëshorti vetëm gjysmë ore në ditë’. Pastaj doli nga spitali një periudhë kohe, i thashë ‘do vij do rri disa orë’. Nuk donte që unë ta shikoja si ishte gjendja e saj tamam, megjithëse unë e kisha kuptuar dhe e kisha dyshuar, por vazhdoja bëja atë lojë për mos t’i dhënë të kuptonte”, u shpreh Arjan Konomi.

Hueyda El-Sayed humbi jetën në 23 nëntor pasi vuante nga kanceri në gji. Ajo vdiq në Luksemburg duke u largua nga publiku dhe ekrani shqiptar. Ajo u bë e njohur si balerinë, këngëtare, shkrimtare, etj.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture arjan konomi vdes hueyda el saued arjan konomi vdes hueyda el saued

Sondazh

Poll