Aktualitet

Hoxha: Gjermani që mori përsipër 3.4 mln eurot merrej me diamante, lojtar kumari

6 Dhjetor 2021, 22:06 Nga DOSJA
Hoxha: Gjermani që mori përsipër 3.4 mln eurot merrej me

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se biznesmeni gjerman, Karlo Rizato që pretendoi se 3.4 milionë eurot që u sekuestraun në Shqipëri ishin të tijat i justifikonte ato para me fatura.

 I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se madje, personi në fjalë kishte nxjerrë në muajt e fundit 8 milionë euro nga banka, pasi merrej me diamante dhe ishte një lojtar kumari. Gazetari shtoi se ai u detyrua të tërhiqej kur prokurori belg u vu në dijeni për deklaratën e tij dhe e mori në pyetje.

“Gjermani e mori përsipër këtë sepse mund të mbulonte me fatura që këtë shumë parash e kishte kaluar dhe nxjerrë nga banka. Vërtetë e kishte nxjerrë. Madje kishte nxjerrë 8 milionë euro nga banka. Ai ishtë lojtar kumari dhe merrej me diamante. Dhe tha paratë janë të miat e do të investoj në biznese në Shqipëri. Por, sapo e mori vesh prokurori belg këtë gjë, ai u deturua të thoshte që ‘jo paratë s’janë të miat, por më thanë që do të të japim kaq përqind po e more ti përsipër këtë. Në Belgjikë një nga të proceduarit është edhe avokati shqiptar i këtyre këtu,”- tha Hoxha.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris artan hoxha 3.4 mln euro ne toyota auris artan hoxha

Sondazh

Poll