Art&Argëtim

Në dashuri diçka e mirë pritet! Shenja që duhet të bëjë sot kujdes, HOROSKOPI ditor

7 Dhjetor 2021, 06:07 Nga DOSJA
Në dashuri diçka e mirë pritet! Shenja që duhet të

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri diçka e mirë pritet që të ndodhë pasdite. Në punë është koha për t’u larguar paksa nga ndikimet e të tjerëve.Dhe duhet të bësh shumë kujdes.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri mund të lindin diskutime, vëmendje. Në punë ka shumë shpenzime, monitoroni bilancin mes të ardhurave dhe shpenzimeve.Ju duhet kohë të bëni ndryshime në punë.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, nëse diçka nuk shkon, mos e bëni të madhe. Në punë mos u nxitoni dhe bëni gjërat me qetësi.Dhe do keni suksese më vonë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri në pjesën e dytë të ditës mund të ketë tensione. Në punë, nga ana tjetër, keni ide të mira, përpiquni t’i bëni ato të japin fryte.Gjërat do shkojnë si më së miri.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri nuk do të jetë dita më e mirë, pasi Hëna është në kundërshtim me ju. Në punë, nga ana tjetër, diskutimet do të shtyhen pas datës 13 Dhjetor.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri, nëse ka probleme, është mirë të flisni për to para datës 10. Në punë mos bëni gjithçka vetëm, ndonjëherë duhet të mbështeteni edhe te njerëzit që ju rrethojnë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri dita është paksa e lodhshme, kujdes. Në punë nëse keni bërë ndonjë kërkesë, së shpejti do të vijë një zgjidhje.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri këtë pasdite mund të ketë tensione. Gjithsesi në punë përgjigjet që kërkoni do të vijnë së shpejti.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, emocionet e bukura mbërrijnë pasdite. Në punë edhe nëse Jupiteri dhe Saturni janë të favorshëm, kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, mos e vononi dhe zgjidhini gjithçka deri të shtunën. Nga ana tjetër në punë do ju duhet të bëni zgjedhje por mos u shqetësoni, keni shumë energji!

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri do të shëroheni nga e kaluara, favorizohen histori të reja. Në punë do të vijnë projekte afatgjata, konfirmimet janë rrugës.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri dëshironi të përfshiheni dhe nëse jeni vetëm do jetë mirë të shikoni përreth. Në punë, megjithatë, momenti është pozitiv, lajm i mirë për të ardhmen.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi ditor horoskopi ditor

Sondazh

Poll