Art&Argëtim

Alec Baldwin fshin llogarinë në Twitter disa ditë pasi dha intervistën emocionale

6 Dhjetor 2021, 16:06 Nga DOSJA
Alec Baldwin fshin llogarinë në Twitter disa ditë pasi dha

SHBA– Aktori i njohur Alec Baldwin ka fshirë një nga dy llogaritë e tij “të verifikuara” pra zyrtare në Tëitter, disa ditë pasi dha një intervistë emocionale ku foli për të shtënat në sheshxhirimin e filmit “Rust”, ku pas goditjes së tij me armë u vra kineastia dhe u plagos regjisori i filmit.

Sipas The Independent, llogaria e verifikuar e Baldwin “@alecBaldwin” nuk ekziston më në Tëitter që nga mbrëmja e së dielës. Aktori e përdori atë llogari për të lëshuar deklaratën e tij të parë zyrtare pas incidentit në xhirimet e 21 tetorit ku Baldwin vrau kineasten e Rust , Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.

Më 2 dhjetor, në intervistën e tij të parë  që nga të shtënat, Baldwin i dha George Stephanopoulos të Good Morning America një përshkrim të detajuar të asaj që ndodhi saktësisht ditën e incidentit dhe shpërtheu në lot duke kujtuar Hutchins. Baldwin i tha Stefanopulos se nuk donte të priste që të përfundonin paditë ose hetimet përpara se të tregonte anën e tij të historisë.

Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nënë dhe kolege e jona shumë e admiruar. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi, “tha Baldwin atëherë në Tëitter.

Llogaritë në Instagram të Baldwin dhe Hilaria Baldwin ishin ende funksionale që nga mbrëmja e së dielës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin filmi rust halyna hutchins joel souza alec baldwin filmi rust halyna hutchins joel souza

Sondazh

Poll