Art&Argëtim

Aktori Sylvester Stallone hap ekspozitën e tij me piktura

6 Dhjetor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Aktori Sylvester Stallone hap ekspozitën e tij me piktura

GJERMANI- Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me projektet e tij të filmave, por këtë herë aktori Sylvester Stallone ka hapur ekspozitën me pikturat e tij në Gjermani. Mediat e huaja shkruajnë se një ekspozitë e pikturave të tij është hapur në muzeun ‘Osthaus Hagen’ në qytetin gjerman të Hagenit.

Ndër 50 pikturat e Sylvester Stallone shumica janë autoportrete dhe vepra shumë të hershme që nuk janë shfaqur ende për publikun e gjerë. Duke qenë se Stallone ka vizatuar për një kohë të gjatë që në moshë të re, ai ka rrëfyer se mund të kishte ndjekur një karrierë tjetër si piktor.

Por kjo nuk është ekspozita e parë e aktorit, pasi në të kaluarën ka pasur ekspozita në Zvicër dhe në Miami. Ndryshimi është se ekspozita në Gjermani e njeh në mënyrë më të detajuar punën e Stallone.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri ekspozita me piktura sylvester stallone ekspozita me piktura sylvester stallone

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Dhjetor 2021, 21:35

Rrëfehet Adele: Më mungon të jem e martuar

BRITANI E MADHE- Këngëtarja Adela ka pranuar se është e hapur për një martesë të re pas divorcit të saj. 33-vjeçarja, e cila muajt e fundit është në një ...