Art&Argëtim

Pse Brad Pitt nuk e përdor emrin e vërtetë? Arsyeja: Dëshira për aktrimin

6 Dhjetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Pse Brad Pitt nuk e përdor emrin e vërtetë? Arsyeja: Dëshira

SHBA- Brad Pitt është një nga aktorët më të preferuar të Hollivudit, i cili gjithmon gjithmonë është veçuar si një nga aktorët më të pashëm. Aktori shumë pak njihet me emrin e tij të vërtetë dhe Pitt e ka një arsye pse nuk e përdor atë. Mediat e huaja shkruajnë se emri i vërtetë i aktorit është William Bradley Pitt ose i quajtur ndryshe sipas babait të tij William Alvin Pitt.

Pitt nuk e ka përdorur emrin e tij të vërtetë që kur u shpërngul nga vendlindja e tij, Misuri dhe arsyeja ka qenë dëshira për aktrimin. Ai ka treguar se për tu bërë një aktor iu desh të linte shkollën përpara se të diplomohej dhe për të ngelur në kujtesën e njerëzve ai përdori emrin e mesëm.

“Gjithmonë ankohesha se nuk kishte akademi filmi në Misurin jugor dhe më shkonte mendja se mund të shkoja në të, kështu që fjalë për fjalë i paketova gjërat, hipa në makinë dhe u largova. Nuk u diplomova”, -tha Pitt në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz brad pitt brad pitt

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Dhjetor 2021, 21:35

Rrëfehet Adele: Më mungon të jem e martuar

BRITANI E MADHE- Këngëtarja Adela ka pranuar se është e hapur për një martesë të re pas divorcit të saj. 33-vjeçarja, e cila muajt e fundit është në një ...