Art&Argëtim

“Shqipëria e Harruar”/ Auron Tare ndan historinë e Kolonel Osman Gazepit

5 Dhjetor 2021, 15:46 Nga DOSJA
“Shqipëria e Harruar”/ Auron Tare ndan historinë e Kolonel

LESKOVIK- Njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka ndarë një postim në Facebook, ku ka treguar historinë e kolonel Osman Gazepit, besnik i Mbretit Zog edhe pasi ai u largua nga vendi.

Tare shkruan se koloneli u kthye në Leskovik pasi Mbreti u largua dhe asnjëherë nuk u zbulua pse ai nuk e morri e vete kolonelin, i cili u tërhoq në shtëpinë e tij në Leskovik. Osmani u dënua me 8 vite burg si besnik i Zogut, por asnjëherë nuk u ankua.

Postimi: 

Rrenojat në foto janë pjesë e shtepisë së dikurshme te nje personazhi tejet interesant te kohes se Mbreterise Shqiptare. Adjutanti personal i Mbretit Zog, figure karizmatike dhe legjendare ne te njejten kohe, ushtarak i trupave Perandorake dhe pjesmarres ne luftimet e otomaneve me trupat koloniale Angleze ne Canakala dhe Galipoli. Vjen ne Shqiperi ku ngjit shkallet e karrieres ushtarake ne krah te politikanit te ri nga Mati, Ahmet Zogut. Behet nje prej njerzve me te besuar te tij dhe personi qe arreston ne Parlament atentatorin e Mbretit, Valter Beqirin. Besnik i Zogut edhe pasi ai u largua nga vendi. Nuk dihet se perse Mbreti nuk e mori me vete, ndoshta mosha e kaluar apo deshira e Kolonelit per te qendruar, Osman Gazepi u terhoq ne shtepine e tij ne Leskovik. David Smiley oficeri britanik i Misionit Anglez e pershkruan ne Librin e tij me Kujtime si nje figure tejet egzotike dhe karizmatik. Ata u takuan ne Leskovik ku Osman Gazepi hypur ne nje kale te bukur i shoqeruar nga te dyja vajzat e tija partizane takoi Misionin Ushtarak Britanik.  Veshur gjithmone me uniformen ushtarake, qillotat, cizmet e lustruara dhe gradat qe ja kishte vendosur vete Mbreti ai bente nje figure mjaft eksentrike ne qytezen e vogel te Leskovikut. Ne 1945 u arrestua ne moshe te thyer si besnik i Zogu, akuze per te cilen nuk u ankua pasi ishte dhe mbeti besnik i Mbretit. U lirua nga Burgu pas 8 vjetesh vetem me nderhyrjen e Ministrit te Brendshem Mehmet Shehu. Edhe pse kishte dy vajza partizane dhe nje djale deshmor mbeti vetem rrugeve pa shtepi dhe pa nje strehe ku te kalonte naten.

E gjeten te vdekur nen nje ure ku mjeku qe beri raportin shkruante se kishte vdekur nga uria dhe semundjet e morrit. Shtepia e tij ne Leskovik tashme eshte nje rrenoje ku i jane marre edhe guret e qosheve si per te tentuar ta fshijne edhe nga historia figuren kaq kalorsiake te nje fisniku nga Leskoviku.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur mbreti zog osman gazepi mbreti zog osman gazepi

Sondazh

Poll