Art&Argëtim

Gazeta amerikane në 1928-ën: Tirana u ndriçua për herë të parë nga dritat elektrike

5 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Gazeta amerikane në 1928-ën: Tirana u ndriçua për

TIRANË- “The New York Herald” ka botuar, të dielën e 11 nëntorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndriçimin elektrik historik të kryeqytetit shqiptar, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tirana tashmë e ndriçuar nga dritat elektrike. Tiranë, Shqipëri, e shtunë. — Rrugët e ngushta të kryeqytetit piktoresk të Shqipërisë u ndriçuan këtë javë për herë të parë në historinë e tyre nga llambat elektrike dhe grupe të vogla qytetarësh shiheshin të mbledhur rreth shtyllave duke admiruar rrezet e shndritshme që bienin mbi to.

Punimet që furnizojnë rrymën janë ndërtuar tërësisht me kapital shqiptar dhe janë ndër më modernet në Europën Lindore. Gazeta e parë e përditshme e botuar në Shqipëri doli të hënën. Quhet “Gazetaere” dhe botohet nga një kompani e cila u krijua për të zhvilluar kulturën shqiptare nëpërmjet botimit të gazetave, literaturës së lehtë (argëtuese) dhe revistave.

Marrë nga Darsiani

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur aurenc bebja the new york herald aurenc bebja the new york herald

Sondazh

Poll