Aktualitet

Duma: Nëse Basha do më detyronte të votoja mes SHBA e Berishës, do e quaja të ulët

4 Dhjetor 2021, 17:32 Nga DOSJA
Duma: Nëse Basha do më detyronte të votoja mes SHBA e

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. E ftuar në “News 24” tek “Kjo Javë”, Duma tha se tashmë kryedemokrati Lulzim Basha po ndërton një marrëdhënie me demokratët.

Ajo shtoi më tej se nëse Basha do ta detyronte të votonte mes Berishës dhe SHBA-së, do e quante një akt të ulët lideri politik.

“Unë mendoj që sot është momenti i parë që Basha po ndërton një marrëdhënie me demokratët. Fakti që mori përgjegjësinë e një vendimi jo të thjeshtë, fakti që provoi për 3 muaj që tentoi të gjejë gjuhën e përbashkët me Berishën, e mori këtë vendim. Nuk u fsheh pas votës. Nëse Basha do më detyronte të votoja mes Berishës dhe SHBA-së, do e quaja një akt të ulët lideri politik. Nuk kanë qenë vendime që kanë ardhur dhe janë diskutuar me strategji. Vazhdimi i dyshes Berisha-Basha janë mirëpritur. Derisa ndërtuan një rrugë për 8 vite, u takonte të dyve të zgjidhnin çështjen që ndodhej partia. Nëse Basha do e hidhte në votë, do ishte një rezultat i njëjtë me këtë që është. Do të votonim për fitoren e PD dhe jo kundër Berishës. Edhe nëse bëhej kjo votë, do të thuhej se kryetari ka influencuar tek njerëzit e tij. Nuk do të mbaronte kurrë. Fakti që Berisha nuk e pranon, që kjo nuk është një çështje e tij, por e SHBA-së me Berishën, kjo është një çështje që unë nuk di si ta komentoj,”- tha Duma ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike grida duma partia demokratike grida duma partia demokratike

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 20:25

FOTO GALERI: Tirana ndez dritat e festave

TIRANË – Kryeqyteti ka “përqafuar” atmosferën festive dhe ka ndezuar dritat e festave. Pema është vendosur dhe vezullon nga dritat.Së bas...

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 17:04

Aksident në Vlorë, plagoset 10-vjeçari

VLORË– Një 10-vjeçar me inicialet D.M., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automoblistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës...