Art&Argëtim

Sëmuret Dua Lipa! Tërhiqet nga eventi muzikor, këshilla e mjekut: Duhet të pushosh

4 Dhjetor 2021, 08:40 Nga DOSJA

SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka njoftuar se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball. Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit.

“Me zemër të thyer më duhet të ndaj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të laringitit. Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht”.- shkruan ajo në instastory.

Festivali i mbushur me yje do të zhvillohet në qytetin e Nju Jorkut të premten në mbrëmje, ku do të performojnë artistë si Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Dhjetor 2021, 21:55

Beatrix Ramosaj: I kërkoj falje Borës, si femër!

TIRANË– Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka rrëfyer sot të vërtetën e saj mbi raportin e nisur mes saj dhe aktorit Donald Veshaj, brenda shtëpisë së “Big B...