Art&Argëtim

Beatrix Ramosaj: I kërkoj falje Borës, si femër!

3 Dhjetor 2021, 21:55 Nga DOSJA
Beatrix Ramosaj: I kërkoj falje Borës, si femër!

TIRANË– Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka rrëfyer sot të vërtetën e saj mbi raportin e nisur mes saj dhe aktorit Donald Veshaj, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka deklaruar se e gjithë situata është e sikletshme duke i kërkuar edhe falje ish të dashurës së Donaldit, moderatores Bora Zemani.

“I kërkoj falje Borës, si femër. E kam vënë veten në pozitën e saj. Gjithë ditën sot e kam menduar,”-tha ajo. Po ashtu e pyetur nga Arbana Osmani si ndihesh, Beatrix u shpreh se gjatë kohës kishte vendosur që të shmangej ndaj aktorit.

“Mbi re dhe nën re kam qenë gjithë këto ditë. Jetesa këtu tmerr, i përjeton emocionet shumë e më shumë. Për të shqetësuar nuk më ka shqetësuar asgjë, deri në momentin që banorët po më ngacmonin mua dhe Donaldit. Aty situata u bë e sikletshme pas rrëfimit të Beniadës që kishte parë një kimi dhe Meridianit. Mundohesha të shmangesha, por kur iku Semi aty u bë shumë siklet. Nuk kam bërë asnjë hap pa patur një dritë jeshile apo një siguri nga Donaldi. Nuk do e kisha marrë hapin nëse nuk do e dija që ka ndjenjë nga ana e tij,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip beatrix ramosaj big brother vip

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Dhjetor 2021, 20:27

Zbulohen fosilet më të vjetra në itali

Një grup ndërkombëtar kërkimor i drejtuar nga Federico Fanti i ‘Universiteti të  Bolonjës  ka zbuluar 7 fosile të reja të dinosaurëve zbuluar pranë Triest...

Art&Argëtim 3 Dhjetor 2021, 17:13

Kënga e Donaldit për Borën bezdisë Beatrixin

Tiranë-Kënga që Donaldi Veshaj I ka kushtuar ish të dashurës së tij moderators Bora Zemain, Toxic Love” duket se ka bezdisur të dashurën e re të tij Beatrix Ram...