Art&Argëtim

Tragjedia në filmin“Rust”/Alec Baldwin mohon përgjegjësinë për të shtënat: S’jam unë

3 Dhjetor 2021, 11:42 Nga DOSJA
Tragjedia në filmin“Rust”/Alec Baldwin mohon

SHBA- Aktori hollivudian, Alec Baldwin mohoi të enjten përgjegjësinë për të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust”, duke vrarë aksidentalisht drejtoren e fotografisë Halyna Hutchins. Reuters shkruan se Baldwin do të kishte vrarë veten nëse do të besonte se ishte faji i tij. Në një intervistë televizive aktori tha se nuk e kishte tërhequr këmbëzën e armës që mbante gjatë xhirimeve dhe së fundmi dyshon se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur.

“Ndjej se dikush është përgjegjës për atë që ndodhi, por e di që nuk jam unë. Mund të kisha vrarë veten nëse do të mendoja se isha përgjegjës dhe nuk e them lehtë këtë”,- i tha Baldwin.

Baldwin qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins si dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldëin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins joel souza alec baldwin halyna hutchins joel souza

Sondazh

Poll