Art&Argëtim

‘La Casa de Papel’ i vjen fundi, sot dalin pjesët e reja të sezonit të 5 të serialit

3 Dhjetor 2021, 07:16 Nga DOSJA
‘La Casa de Papel’ i vjen fundi, sot dalin pjesët e reja

SPANJË – Të gjithë adhuruesit e “La Casa de Papel”, nga sot do të mund të shohin pjesët e reja të sezonit të pestë të serialit. Kjo gjë është bërë e ditur në faqen zyrtare të serialit në rrjetin social ‘Instagram’.

Aktorët e këtij sezoni do vijojnë të jenë Lisbonë (Itziar Ituño), Berlin (Pedro Alonso), Rio (Miguel Herrán), Úrsula Corberó si Tokio, Jaime Lorente si Denver, Esther Acebo si Stokholm, Hovik Keuchkerian si Bogota, Rodrigo de la Serna si Palermo, Najwa Nimri si Alicia Sierier, Belén Cuesta si Manila, Enrique Arce si Arturo, Darko Peric si Helsinki, Luka Peros si Marseille, Fernando Cayo si Coronel Tamayo dhe José Manuel Poga si Gandía.

Ndërsa, të rinj janë Patrick Criado si djali i Berlinit Rafael, Miguel Ángel Silvestre si ish-i dashuri i Tokios René, José Manuel Seda si shefi i Ushtrisë Sagasta.

Më herët është njoftuar ky do të jetë fundi i një eksperiencë të jashtëzakonshme. ‘La Casa de papel’, është një prej serialeve më të ndjekur të të gjitha kohërave në Netflix.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz “la casa de papel” netflix serial “la casa de papel” netflix serial

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Dhjetor 2021, 20:09

Ndahet grupi “Little Mix”

Vajzat e grupit Little Mix kanë  njoftuar se do të bëjnë një pushim nga muzika për të ndjekur projekte të reja individuale. Kjo ndarje vjen pas 10 viteve të for...