Aktualitet

FOTO-EMRI/‘Tani unë bëhem vdekja’, ky është 15-vjeçari që kreu masakrën në Michigan

2 Dhjetor 2021, 06:46 Nga DOSJA
FOTO-EMRI/‘Tani unë bëhem vdekja’, ky është

SHBA – Identifikohet autori i dyshuar i sulmit të rëndë në një shkollë të mesme dje në Michigan. Ai është nxënësi i vitit të dytë, 15-vjeçari Ethan Crumbley.

Adoleshenti, i cili raportohet se vuajtur nga ‘bullizmi’ në institucion, akuzohet se ka vrarë tre nxënës dhe ka plagosur shtatë të tjerë kur hapi zjarr në shkollën e tij Oxford High School, dje në veri të Detroit. Viktima të këtij sulmi mbetën një djalë 16 vjeç, dhe dy vajza, 14 dhe 17-vjeçare.

15 vjeçari nxënës i shkollës ka përdorur pikërisht armën që i ati i kishte blerë javën e kaluar, ndërsa Prokurorja e Oakland, Karen McDonald tha se po mendon të ngrejë akuzat ndaj dy prindërve të autorit.

Mbi autorin Crumbley janë ngritur akuzat si për të rritur, vrasje, terrorizëm, sulm dhe zotërim armatimi. Crumbley kishte postuar dhe foto të armës së tij para sulmit në shkollë.

Policia ka bastisur shtëpinë e autorit, rreth 3 km larg shkollës, dhe ka sekuestruar aty disa armë të tjera, shkruan dega amerikane e Daily Mail. Sipas autoriteteve, mësohet se kishin zbuluar disa postime të autorit ku paralajmëronte masakrën por nuk ishin njoftuar për to përveçse pas sulmit.

Në një llogari në Instagram me emrin e Crumbley, e cila tashmë është mbyllur, shkruhej: “Tani unë bëhem Vdekja, Shkatërruesi i botës. Shihemi nesër shkolla Oxford”. (E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet autori michigan shba autori michigan shba

Sondazh

Poll