Aktualitet

Të gjithë duan të bëhen polic/Të rinjtë dynden në Pallatin e Kongreseve për testimin

1 Dhjetor 2021, 13:01 Nga DOSJA
Të gjithë duan të bëhen polic/Të rinjtë dynden

TIRANË – Qindra të rinj dhe të reja janë dyndur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në konkursin për Patrullë të Përgjitshme të Policisë së Shtetit.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, të rinjtë ngjitur me njëri-tjetrin presin në radhë për të marrë pjesë në konkurs, me shpresën se në të ardhmen do të bëhen efektivë policie.

Konkursi për Patrullë të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u zhvillua sot dhe në përfundim të të gjitha fazave, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit. (E.H/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet patrull police testim patrull police testim

Sondazh

Poll